Pas përfundimit të takim it të javës së parë në La Liga ndaj Getafes, trajneri i Barcelonës, Xsavi Hernandez, shpërtheu për disa arsye. Një nga ato ishte kartoni i kuq.
Tjetri kishte të bënte me kohën shtesë, që në total mes pjesës së parë dhe të dytë ishte 26 minuta!
“Nëse doni të shisni La Ligën, ky produkt është turp” deklaroi trajneri i Barcelonës pas ndeshjes së diskutueshme në “Coliseum”.
Përtej vendimeve të arbitrit, kishte një çështje që shqetësonte shumë trajnerin: koha efektive.
“Na duhet kohë efektive në futboll, po bëjmë budallallëqe”, shtoi ai në konferencën për shtyp.
Dhe pikërisht në Barça-Getafe, pavarësisht se zgjati 116 minuta, pati vetëm 60 minuta kohë efektive. Por çfarë është koha efektive? Koha efektive janë minutat që topi është në lojë, pra nëse janë luajtur vetëm 60 minuta efektive ndërmjet Barça-Getafe, 56 minutat e tjera loja është ndërprerë, qoftë për shkak të humbjes së kohës, faulleve, rishikimeve në VAR etj. Kjo veçori është e zakonshme në La Liga.
Shumë skuadra në garë aplikojnë me vetëdije humbjen e kohës dhe ndalimin e lojës sa më shumë për të kaluar kohëmatësin. Sa më pak minuta të luajtura, aq më pak mundësi ka kundërshtari për të krijuar rrezik.
Pavarësisht këtë kërkojnë shumë herë rivalët e Madridit dhe Barcelonës dhe kjo nuk është rastësi. Dallimet e dukshme në cilësi midis lojtarëve krijojnë një pamundësi për të konkurruar një për një, kjo është arsyeja pse kundërshtarët e tyre priren të përdorin pauza në lojë. Përballë kundërshtarëve të mbyllur nuk ndodhin shumë gjëra, është më e vështirë të shënosh.
Kjo është pikërisht ajo që i ndodhi Barçës në Getafe dhe mund të kishte ndodhur edhe kundër Kadizit në ndeshjen e dytë.
Ksavi ka qenë kritik edhe pas Kadizit. “Kemi dy ndeshje ku mesatarisht loja efektive është 54 minuta, 30 sekonda më shumë se në sezonin e kaluar, ndërkohë që kemi luajtur 39 minuta më shumë”, tha Xavi.