Xavi shpreson se Alonso do të zgjidhë një problem te Barcelona

min lexim

Xavi Hernandez nga ndeshja në ndeshje po tregon qartazi se Marcos Alonso është zgjedhja e tij e parë për krahun e majtë të mbrojtjes.

Përveç kësaj, te katalunasit besojnë se ai mund t’iu ndihmojë atyre edhe te “problemi” me gjuajtjet e lira – transmeton Gazeta Express.

“Mundo Deportivo” ka shkruar se tashmë kanë kaluar 503 ditë që kur Barcelona e festoi një gol të shënuar direkt nga gjuajtja e lirë.

Ai gol ishte shënuar nga Lionel Messin, në maj të vitit 2021, në fitoren 3:2 ndaj Valencias.

Argjentinasi pastaj u largua nga “Camp Nou” drejt Paris Saint-Germainit, por duket se nuk po ka kush e zëvendëson atë në këtë aspekt.

Gjatë sezonit të kaluar dhe në fillim të sezonit aktual, Miralem Pjaniq, Memphis Depay, Jordi Alba, Dani Alves, Ousmane Dembele dhe Ansu Fati kanë provuar të shënonin nga gjuajtja e lirë – por pa sukses.

Në ndeshjen e fundit, kundër Bayern Munichit në Ligën e Kampionëve, ishte Robert Lewandowski që mori përgjegjësinë për të gjuajtur, por as ai nuk ia doli.

Dhe, tani duket se Barcelona të gjitha shpresat i ka te Alonso, i cili njihet për gjuajtjet e tij të sakta. Ai ka shënuar gjashtë gola nga gjuajtjet e lira në karrierën e tij – 5 për Chelsean dhe 1 për Fiorentinan.

Kësisoj, Xavi thuhet se shpreson se 31-vjeçari mund ta zgjidhë këtë. Lewandowski dhe Raphinha mbeten dy opsione tjera.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kejvina Kthella duket tërheqëse në fustan elegant

Story i radhës

Aleanca për Shqiptarët do të zgjedh pasardhësin e Ziadin Selës

Të fundit nga