Xavi reagon për fishkëllimat e tifozëve drejtuar Dembeles

Trajneri i Barcelonës, Xavi, ka reaguar pas fishkëllimave drejtuar sulmuesit, Ousmane Dembele, shkruan Zeri.info.

Gjatë ndeshjes së mbrëmshme ndaj Napolit (1-1), në kuadër të Ligës së Evropës, lojtari francez gjatë tërë lojës është fishkëllyer nga tifozët.

Kjo si pasojë se 24-vjeçari kishte refuzuar rinovimin e kontratës me klubin gjatë afatit kalimtar të janarit, pasi që dëshironte rritje të pagës, gjë që për Barcelonën ishte e pamundur për shkak të krizës financiare.

I pyetur se si mund të ndikojnë fishkëllimat drejtuar Dembeles, Xavi tha se ai do t’i kthejë ato në duartrokitje.

“Nisur nga performanca e Ousmanes, ai do t’i shndërrojë ato në duartrokitje. Sepse në këtë ndeshje ai tregoi futbollin që njerëzit duan ta shohin. Ai do ta kthejë fishkëllimën në duartrokitje”, tha Xavi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kjo stërvitje prej katër sekondash mund të djegë dhjamin dhe të përmirësojë shëndetin e zemrës

Story i radhës

Aksident në Elbasan, përfundon në spital shoferja dhe pasagjerja

Të fundit nga