Xavi për transferimin e Haaland: Nuk kam parë ndonjë lojtarë t’i thotë ‘jo’ Barcelonës

March 9, 2022
1 minut lexim

Xavi ka nxitur thashethemet që lidhin me një transferim të sulmuesit të Dotmundit, Erling Haaland, në Camp Nou, duke thënë se ai kurrë nuk ka parë apo dëgjuar ndonjë lojtar t’i thotë jo nënshkrimit me Barcelonën.

“Nuk kam parë asnjë lojtar që i ka thënë ‘jo’ Barcelonës”, u tha Xavi gazetarëve.

“Kur mund të flisni me ndonjë lojtar, i tregoni atij se çfarë bëhet këtu, mënyra jonë e të luajturit, e stërvitjes… le ta dijë se ky është klubi më i mirë, qyteti është i mrekullueshëm”, tha trajneri.

Është raportuar se Xavi u takua me Haaland në Mynih në fillim të këtij muaji për ta bindur atë që t’i bashkohet gjigantëve të Ligës.

Trajneri spanjoll nuk mohoi se takimi kishte ndodhur kur u pyet nga gazetarët, duke u përgjigjur se ai dhe klubi thjesht “po punojnë për të tashmen dhe të ardhmen”.

Përveç Barcelonës, ekipe si Real Madrid, Paris Saint-Germain, Juventus, Manchester City, Manchester United dhe Chelsea gjithashtu janë të interesuar për Haaland, shkruan Goal.

Dortmundi ka shprehur vazhdimisht dëshirën e tyre për të mbajtur 21-vjeçarin përtej fundit të sezonit, me kontratën e tij aktuale që nuk do të skadojë deri në vitin 2024.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sa do të kushtojë pakoja e masave ekonomike? Përgjigjet Besimi

Story i radhës

Shenjat që tregojnë se një person ju pëlqen, por nuk e kuptoni

Të fundit nga

PDK nesër mban konferencë për media

Nesër, Partia Demokratike e Kosovës do të mbajë konferencë për media. Se pse do të mbahet kjo konferencë, kjo parti nuk dha ndonjë arsye. Megjithëse, ora dhe vendi dihen. Pra konferenca mbahet
ShkoLartë