Gjatë konferencës së sotme për shtyp në prag të ndeshjen me Espanyol, trajneri i Barcelonës, Xavi ka dashur të kujtojë kampionin brazilian Pele që të enjten u nda nga jeta në moshën 82-vjeçare.
Xavi theksoi se në kohën kur ai vetë luante futboll, të gjithë donin të ishin Pele.
“Ai shënoi një brez të tërë, të gjithë donin të ishin Pele, ai është një legjendë dhe unë i shpreh ngushëllimet e mia familjes së tij.
Ai ishte gjithmonë i dashur kur takoheshim.”-deklaroi tekniku.