Xavi kërkon fitore

March 10, 2022
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Xavi para sfidës me Galatasarayn, në kuadër të Europa League, thotë se objektivat e skuadrës së tij janë rikthimin në Champions dhe trofeu i Europa League.

Barcelona dhe Galatasary do të ndeshen sonte në ‘Camp Nou’ në një sfidë interesante në kuadër të Europa League.

Xavi beson se skuadra e tij pasi eliminoi Napolin, të njëjtën gjë mund ta bëj edhe kundër Galatasarayt.

“Ndjesitë që përjetuam në ndeshjen e dytë kundër Napolit na dhanë shpresën për të bërë shumë më shumë në këtë kompeticion. Duam të ecim përpara. Të vazhdojmë momentin tonë pozitiv dhe të fitojmë sa më shumë ndeshje”, tha Xavi.

“Objektivat tona janë dy. E para është kualifikimi në Champions League për sezonin e ardhshmem ndërsa e dyta është fitimi i Europa Laeague”, theksoi strategu spanjoll.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Çfarë janë “bombat budallaqe”, me të cilat Putini po mbjell vdekjen në Ukrainë

Story i radhës

Forcat zjarrfikëse në protestë para parlamentit: Nuk na paguhen orët e natës, s’kemi as pushime festash

Të fundit nga

ShkoLartë