xavi jemi ne forme te mire 63d3ed92ad58e

Xavi: Jemi në formë të mirë

January 27, 2023
1 minut lexim

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernández në prag të duelit me Gironën ka folur për formën e skuadrës së tij, teksa është shprehur i lumtur me atë çfarë po tregon Barça kohët e fundit.

“Jam i shqetësuar pasi ndeshjet nuk po i mbyllim me kohë, por fatmirësisht po i fitojmë dhe kjo është e rëndësishme.

Jemi në formë të mirë, vetëm krahasoni periudhën ku ishim dhe ku jemi tash.

Jemi liderë në La Liga dhe kemi fituar një titull dhe jemi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit”, ka theksuar Xavi.

Ai tutje ka thënë se ka ende gjëra për t’u përmirësuar, porse shumë gjëra janë pozitive. “Duhet ta mposhtim Gironën, sepse kështu fitojmë qetësinë për dy-tri ditë.

Kjo është Barça, e di shumë mirë sepse gjithmonë ka kritika. Nëse nuk e mposhtim Gironën, do të jetë sërish një katastrofë e madhe”, ka shtuar Xavi.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

rizvanovic duke shkuar ne sofje osmani u perpoq ta ndale strategjine e bullgarise 63d3ebbb5d598
Story i mëparshëm

Rizvanoviç: Duke shkuar në Sofje, Osmani u përpoq ta ndalë strategjinë e Bullgarisë

kovacevski maqedonia e veriut po zhvillohet me sukses ne nje shoqeri per te gjithe 63d3ee459245a
Story i radhës

Kovaçevski: Maqedonia e Veriut po zhvillohet me sukses në një shoqëri për të gjithë

Të fundit nga

ShkoLartë