Shumë futbollistë pritet që të largohen nga Barcelona gjatë afatit kalimtar veror.
Trajneri i Barcelonës, Xavi ka konfirmuar se ka biseduar me disa prej lojtarëve dhe u ka thënë se do të tentojnë t’i shesin gjatë verës.
Xavi Hernandez i ka vendosur pesë lojtarë të Barcelonës në shitje, teksa ka pohuar se ka edhe të tjerë.
“Po, kam biseduar me ta dhe të tjerë”, ishte përgjigjja e trajnerit spanjoll.
Barcelona është në fazë tranzicioni dhe po kërkon që të largojë lojtarët që nuk janë pjesë e projektit të Xavit.