Xavi i lumtur me fitoren dhe e ngrit në qiell Pedrin me lëvdata

Barcelona ka marrë një fitore shumë të rëndësishme në Ligën e Evropë përballë Galatasarayt në udhëtim.

Katalunasit kishin barazuar 0-0 në Camp Nou, derisa arritën triumfin me rikthim në Stamboll me rezultat 1-2.

Ka qenë një fitore shumë e vështirë në një sfidë të zjarrtë me skuadrën turke që rrezikuan deri në minutën e fundit të kësaj ndeshje.

Xavi ka qenë shumë i lumtur me fitoren dhe kalimin në çerekfinalen e Ligës së Evropës, duke thënë se ky sukses është i merituar.

“Të jesh i rregullt si ekip dhe të pasosh topin te shoku që është i lirë janë dy gjëra të komplikuara, por ne luajtëm shumë mirë. Bëmë shumë më mirë se në ndeshjen e parë, ky është shkaku pse jemi në çerekfinale”.

“Mendoj se është një rezultat i merituar. Nuk është rastësi që kemi filluar të grumbullojmë një sërë fitoresh me përmbysje. Kjo është një shenjë që ne besojmë fort tek ajo që bëjmë”.

“Treguam qetësi dhe personalitet ndaj Galatasarayt. Nuk jemi favoritë për fitimin e turneut, ne jemi një nga kandidatët kryesorë”, deklaroi Xavi.

Krejt në fund Xavi foli edhe për mesfushorin e talentuar Pedri dhe golin e tij të jashtëzakonshëm që e realizoi.

“Ai është i aftë për gola të tillë, madje edhe për më shumë se kaq. Pedri realizoi një gol spektakolar. Ai ishte gjithashtu kritik duke theksuar se kemi humbur shumë topa, duhet të jemi më të përgjegjshëm me topin”, u shpreh Xavi.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Shqiptohen 132 dënime nga policia në Shkup

Story i radhës

Përqafojini sa më shumë fëmijët tuaj, shpejt rriten

Të fundit nga