Xavi: E dimë se çfarë na pret në një fushë të komplikuar

Trajneri i Barcelonës Xavi shmang dhënien e ndonjë detaji të mëtejshëm për vazhdimësinë e tij në stolin blaugrana dhe shpreson ta zgjasë serinë e rezultateve të mira si vizitor në “San Mamés”:

“Është një skenë e shkëlqyer për të bërë hapin tjetër përpara”.

Si e trajtoni transfertën në “San Mamés”?

Së fundi kemi luajtur kundër tyre dhe na kanë eliminuar nga Kupa e Mbretit.

Janë rivali më fizik i kampionatit, mjaft të fortë në shtëpi, nuk kanë humbur prej kohësh.

E dimë se çfarë na pret në një fushë të komplikuar, por kemi shpresën për të bërë një hap të madh përpara.

A po mendoni të vazhdoni te Barcelona, edhe pas qershorit?

Deri më sot nuk ka asnjë gjë të re, asgjë nuk ka ndryshuar.

Të mendojmë hap pas hapi, jemi të fokusuar tërësisht tek Athletic.

Story i mëparshëm

Sela: Ne kemi një vendim – ASH e vetme në zgjedhje?!

Story i radhës

Rebelët Houthi shtojnë sulmet ndaj anijeve në Detin e Kuq

Të fundit nga