xavi dhe iniesta serish bashke te barca 63a843753a5ee

Xavi dhe Iniesta sërish bashkë të Barça?

December 25, 2022
1 minut lexim

Pas karrierës së bujshme të dyshes Xavi-Iniesta tek Barcelona, tashmë po flitet për një ribashkim të tyre në krye të katalonasve.

Xavi aktualisht drejton Barcelonë, derisa Iniesta është në fund të karrierës si lojtar aktiv tek Vissel Kobe në Japoni.

I intervistuar ekskluzivisht nga ‘Marca’, Iniesta thotë se është vështirë që ai të jetë në stafin drejtues të ‘bluagranave’.

“Mendoj se është shumë e vështirë. Njerëzit e imagjinojnë sepse na kanë parë bashkë për shumë vite. Do të ishte shumë mirë dhe e këndshme, por është e vështirë”, tha Iniesta.

“Unë ende jam një futbollist. E rëndësishme është që Xavi të bëjë punën e tij dhe që Barça të kthehet aty ku meriton të jetë”, theksoi ish mesfushori i Barcelonës.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

jep keshilla per seksin kjo eshte opinionistja e re e big brother vip albania 63a840a264e2e
Story i mëparshëm

Jep këshilla për seksin, kjo është opinionistja e re e Big Brother Vip Albania

kasami zgjedhje te parakohshme dhe ndryshime kushtetuese 63a843b202230
Story i radhës

Kasami: Zgjedhje të parakohshme dhe ndryshime Kushtetuese

Të fundit nga

ShkoLartë