Xavi dënon futbollistët e Barcelonës

min lexim

Futbollistët e Barcelonës duhej të shijonin një ditë më shumë pushim për Vitin e Ri dhe duhej të bëheshin gati edhe për një darkë festive të paguar nga Xavi Hernandez.

Por në vend që t’i gëzoheshin këtyre bonuseve, kanë përfunduar duke u dënuar nga trajneri i katalanasve, i cili nuk ua ka falur dështimin në derbi ndaj Espanjolit, të mbyllur në barazim 1-1.

Çavi e ka bërë të zakonshme të simulojë lojtarët me bonuse të veçanta para ndeshjeve, që t’i nxitë që të bëjnë më mirë. Sigurisht, bonuset kanë lidhje me stërvitjet e ekipit dhe kështu, ai u kishte premtuar atyre para derbit se nëse fitonin ndeshjen, do të kishin një ditë më shumë pushim, që do të thotë se do të ishin të lirë të dielën me 1 janar për të qëndruar pranë familjeve të tyre për të festuar.

Për më tepër, ai u kishte premtuar lojtarëve se do t’u paguante një darkë në restorantin e njohur “Can Ferran” nëse do të shënonin dy gola në 30 minutat e parë të lojës. As ky kusht nuk u përmbush ndaj në vend të bonuseve, tani lojtarët do të vuajnë pasojat.

Çavi u ka bërë të ditur se të gjithë duhet të jenë sot pasdite në orën 16:30 në ambientet e klubit, për një seancë të plotë stërvitore, të parën për vitin 2023 dhe të gjithë të jenë në formë dhe të gatshëm pavarësisht festimeve për fundvitin me familjet e tyre. Një “dënim” që duhet t’u shërbejë lojtarëve për të kuptuar se trajneri e ka seriozisht e nuk do të falë asnjë gabim të tyre, i bindur se kjo është mënyra e vetme që mund të kthejë Barcelonën në majë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kroacia hyn në Eurozonë dhe Shengen

Story i radhës

Delegacioni qeveritar viziton foshnjën e parë të lindur në vitin 2023

Të fundit nga