Xani thotë se Escobari duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se do të jetë përgjegjës për çdo sulm në veri

December 13, 2022
1 minut lexim

Njohësi i zhvillimeve politike, Visar Xani foli për vizitën e të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar në Kosovë.

Xani këtë vizitë e ka cilësuar si shumë të nevojshme, e cila sipas tij, mund të kontribuojë edhe në proceset që gjendet tashmë Kosova në këtë kohë tensionesh në veri.

I pyetur se çfarë do të duhej t’i kërkojë Escobari Serbisë kur të shkojë atje për vizitë, Xani tha se ai duhet t’ia bëjë të qartë Vuçiqit se do të jetë përgjegjës për çdo sulm në veri

“Duhet të bëhet e qartë dhe çdo tensionim i situatës dhe çdo sulm që vjen ndaj Policisë së Kosovës dhe ndaj qytetarëve përgjegjës kryesor do të duhej të ishte adresa kryesore Presidenti serb Aleksandar Vuçiq për shkak se ai mjafton me një deklaratë dhe çdo tension të ulet dhe rrugët të fillojnë qarkullimin. Pra është përgjegjësi kryesor dhe është manipuluesi kryesor i cili në njëfarë mënyre kontrollon me bandat kriminale në veriun e Kosovës”, tha ai.

Sipas Xanit bandat kriminale të veriut janë të përfshira në proces të dialogut  në mënyrë të tërthortë pasi që sipas tij Vuçiqi është i përfshirë në këto banda kriminale.

“Në anën tjetër nëse një president ka lidhje direkt me banda kriminale dhe ti e ki në tryezën e bisedimeve në një mënyrë të tërthortë edhe ato banda kemi të përfshira në atë proces të dialogut dhe në njëra mënyre janë një palë nën hije në këtë proces për shkak se kanë efekt direkt në negociata… Nëse do të kemi tensionime të tilla atëherë përgjegjës do të duhej të ishte Vuçiq dhe çdo tejkalim i situatës ai do të duhej të mbetej përgjegjës dhe Serbia”, shtoi ai.

Tutje Xani tha se Serbia do të vazhdojë edhe më tej me skenarin e njëjtë të krijimit të krizave edhe pas shtyrjes së zgjedhjeve dhe kompromisit për targa.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

7 mënyra si të fitoni konsumatorë të rinj

Story i radhës

​Gjashtë të vdekur nga të shtënat në një pronë të largët australiane

Të fundit nga

ShkoLartë