Xani: Qortimi i Konjufcës ndaj deputetëve të Listës Serbe do të përdoret politikisht

December 6, 2024
1 minut lexim

Politologu, Visar Xani ka vlerësuar se qortimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca ndaj deputetëve të Listës Serbe mund të përdoret politikisht nga Serbia.

Ai ka thënë se ndonëse qortimi i deputetëve për mospjesëmarrje në seanca në aspektin e imazhit politik do të ishte me vend, sipas tij në aspektin procedural deputetët e Listës Serbe janë në rregull, kur vijnë në seanca vetëm sa për të mos e humbur mandatin.

Xani në emisionin “Këndi i Debatit”, ka thënë se ata po e shfrytëzojnë një zbrazëti ligjore.

“Unë më shumë shohë veprime konkrete të aspektit ligjor që do duhej të ndërmerren nga persona që janë të përfshirë ose që e mbështesin nënkryetarin e tyre ende( Milan Radoiçiqin)sesa një deklarim nga foltorja e Kuvendit, deklarim politik që pastaj do të mund të keqpërdoret përsëri nga aspekti politik për të thënë që partitë serbe nuk janë të detyrueshme në Kuvendin e Kosovës, shkelen të drejtat e tyre. Do të përdoret në ditën në vijmë ndoshta deri në Këshillin e Sigurimit në raportin e Kosovës mund të përdoret”, ka thënë Xani.

Konjufca i ka qortuar deputetët e Listës Serbe të cilët në seancën e së enjtes morën pjesë vetëm për tu nënshkruar për të ruajtur mandatin e tyre.

Ai ka thënë se me këtë ata po keqpërdorin paratë e taksapaguesve si dhe i ka akuzuar për mbështetje ndaj Milan Radoiçiq i akuzuari kryesor për sulmin terrorist në Banjskë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Spasovski: Me bashkimin e Shërbimeve të Inteligjencës, po i kthehemi kohës së regjimit

Story i radhës

Vrasja e 14-vjeçarit Martin Cani, gazetarja tregon çfarë pa në kamerat e sigurisë

Të fundit nga

ShkoLartë