Kompania e Elon Musk, xAI, është duke testuar një aplikacion të dedikuar iOS për chatbotin e saj Grok i cili është i disponueshëm aktualisht vetëm për përdoruesit e rrjetit social X.
Aplikacioni, aktualisht live në Australi dhe në testim në disa vende të tjera të botës, mund të aksesojë të dhëna në kohë reale nga uebi dhe X, si dhe ofron veçori të AI gjeneruese siç është rishkrimi i tekstit, përmbledhja e paragrafëve të gjata, Q&A dhe të gjenerojë imazhe nga kërkesat me tekst.
xAI gjithashtu po përgatit një uebsajt të dedikuar, Grok.com, për ta bërë chatbotin të aksesueshëm nga uebi. Aktualisht nëse vizitoni uebsajtin do të shikoni një mesazh “coming soon.”
Grok u bë i disponeushëm vetëm për përdoruesit me pagesë në fillim. Por në Nëntor kompania filloi të testonte një version pa pagesë të chatbotit dhe e lançoi për të gjithë përdoruesit në fillim të këtij muaji.
Kompania thotë se modeli i gjenerimit të imazhit të chatbotit ku shkëlqen me krijimin e imazheve reale duke mos aplikuar asnjë kufizim. Përdoruesit mund të krijojnë imazhe të figurave publike dhe materialeve të mbrojtura nga e drejta e autorit.
/PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL