Trajneri i Leverkusenit, Xabi Alonso ka deklaruar se klubi ka nevojë për Jonathan Tah për pjesën e mbetur të sezonit edhe përkundër zërave të shumtë që mund ta shohin atë duke u larguar në janar.
Barcelona thuhet se është e interesuar për mbrojtësin gjerman, Jonathan Tah, teksa po kërkon të forcojë mbrojtjen e tyre për sezonin e ardhshëm.
28-vjeçari gjerman pritet të bëhet lojtar i lirë në verë, me kontratën e tij që po shkon drejt fundit.
Trajneri i Leverkusenit, Alonso, ka deklaruar se klubi ka nevojë për Tah për pjesën e mbetur të sezonit pasi sipas tij ai është një lider i ekipit.
“Ne kemi nevojë për të deri në ditën e fundit, pastaj do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë fillimisht Alonso për Mundo Deportivo.
“Ai është një lider i nivelit të lartë që bëhet më i mirë çdo ditë”, përfundoi trajneri i Leverkusenit.
Pavarësisht kësaj, të gjitha raportet sugjerojnë se Tah nuk ka gjasa të vazhdojë kontratën e tij me Leverkusen dhe tashmë ka një marrëveshje verbale me Barcelonën.
Burimi: botasot.info