xabi alonso guler eshte nje kombinim ne mes ozilit dhe gutit 68fa2ff5dd187

Xabi Alonso: Guler është një kombinim në mes Ozilit dhe Gutit

October 23, 2025
1 minut lexim

Trajneri i Real Madridit Xabi Alonso e ka lavdëruar Arda Gulerin.

Ylli i ri turk hasi në vështirësi për t’u ambientuar në Spanjë në fillim të eksperiencës së tij me “Los Blancos”, por ai po ia sheh hairin largimit të trajnerit Carlo Ancelotti, i cili nuk i jepte hapësira të mjaftueshme.

Me trajnerin e ri, Xabi Alonso, 20-vjeçari është bërë lojtar i rëndësishëm i “Merengues” duke startuar shpesh nga minuta e parë.

E ish-futbollistin e Fenerbahçes e ka ngritur në qiell trajneri i ri i Realit, të cilin e sheh si një kombinim mes ish-yjeve të madrilenëve.

“Për shkak të talentit që ai e ka, Arda është një përzierje në mes të Gutit dhe Ozilit. Guti sepse ai kishte pasur mundësi që të luante në shumë pozita sulmuese dhe Ozil sepse më pëlqente që luajta me të.

Ne na duhet që ta mbështesim, ne jemi të lumtur me nivelin e tij të lojës”, deklaroi ish-trajneri i Bayer Leverkusenit për të përditshmen spanjolle “Marca”,.

Mesfushori madrilen e pati një paraqitje shumë të mirë në ndeshjen kundër Bardhezinjve ku edhe u shpall lojtari i ndeshjes.

Guler kishte pasur 96% të pasimeve të kompletuara, 10 prej tyre ishin në zonën e rrezikut.

Po ashtu, ai kishte kontribuar edhe në aspektin defanziv ku edhe e ka rrëmbyer topin 10 herë dhe i ka fituar 5 duele.

Sezonin e kaluar Arda kishte startuar vetëm në një ndeshje në grupe dhe nuk e ka pasur asnjë paraqitje në fazën eliminuese.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bie ne prangat e policise 35 vjecari ne kapshtice tentoi te vriste gjyshin me thike 68fa2f958ef9f
Lajmi i mëparshëm

Bie në prangat e policisë, 35-vjeçari në Kapshticë/ Tentoi të vriste gjyshin me thikë

nuk iu pagua trusti gjykata e merr ne duar lenden e minatoreve 68fa3003c7847
Lajmi i radhës

Nuk iu pagua Trusti, gjykata e merr në duar lëndën e minatorëve

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë