x do tu kerkoje perdoruesve te verifikojne identitetin permes dokumenteve shteterore 64df6b9fd4891

X do tu kërkojë përdoruesve të verifikojnë identitetin përmes dokumenteve shtetërore

August 18, 2023
1 minut lexim

Rrjeti social X (ish-Twitter) po punon në opsion të reja verifikimi me ID prej disa muajsh pasi imitimi në platformë detyroi kompaninë madje të ndërpriste lançimin e shërbimit me pagesë.

Tashmë kompania po punon për të shtuar masa të reja verifikuese që ju kërkojnë përdoruesve të ngarkojnë një kopje të dokumentit të tyre identifikues shtetërore dhe të bëjnë një selfie.

Informacioni u zbulua nga insajderi Nima Owji i cili postoi edhe një imazh të mesazh të X. “Verifikoni llogarinë tuaj duke ofruar një dokument shtetërore,” shkruante mesazhi. “Duhen zakonisht 5 minuta.”

Siç duket X po bashkëpunon me një kompani të jashtme të inteligjencës së identitetit quajtur Au10tix. X do të mbajë imazhet, së bashku me të dhënat biometrike për 30 ditë dhe ta përdorë atë informacion për qëllime sigurie përfshirë parandalimin e imitimit.

Kompania nuk kryen kontrollet e veta të identitetit, megjithëse ka zbatuar disa masa mbrojtëse, si veçoria e saj e organizatave të verifikuara. Megjithatë, disa imitues ende kanë arritur të kapërcejnë këto pengesa. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

kovacevski me ndryshimet kushtetuese nuk asimilohet askush kemi mbeshtetjen e berlinit dhe washingtonit 64df68454e1e6
Story i mëparshëm

Kovaçevski: Me ndryshimet kushtetuese nuk asimilohet askush, kemi mbështetjen e Berlinit dhe Washingtonit

perfaqesuesja e larte e okb se thirrje vendeve anetare per sigurimin e paqes ne ukraine 64df6bdb3a247
Story i radhës

Përfaqësuesja e lartë e OKB-së thirrje vendeve anëtare për sigurimin e paqes në Ukrainë

Të fundit nga

Fisnik Asllani nuk ka të ndalur në Gjermani

Fisnik Asllani nuk po ndalet, duke çmendur Gjermaninë me paraqitjet e tij fantastike këtë sezon! Sulmuesi i Kosovës, ka shënuar një gol dhe ka bërë një asist për skuadrën e Elversbergut, në

Laert Vasili: PD me Sali Berishën nuk ka!

Polemisti Laert Vasili në një intervistë në emisionin “360 Gradë”, në ABC News komentoi situatën politike në vend, duke u ndalur edhe tek zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Në zgjedhjet mbajtura, Partia Demokratike shënoi
ShkoLartë