Josh Wardle, një inxhinier softueri nga Brooklyn në SHBA, e dinte se e dashura e tij i pëlqejnë lojërat e fjalëve, kështu që ai mendoi të krijonte një lojë për vetëm ata të dy. Nisur nga mbiemri i tij, ja vendosi emrin Wordle.
Por pasi çifti luajti për ca muaj, dhe pasi shpejtë u shndërruar në një fiksim për familjen e tij dhe grupin e WhatsApp që kishin hapur, ai vendosi ta prezantojë lojë tek të afërmit dhe më pas të bënte diçka për ta ofruar për mbarë botën në Tetor.
Më 1 Nëntor vetëm 90 njerëz e kanë luajtur. Në fillim të muajit Janar, dy muaj më pas, kjo shifër ishte 300 mijë njerëz.
Ka qenë një rritje meteorike për lojën e cila luhet vetëm njëherë në ditë dhe fton lojtarët të gjejnë një fjalë me pesë germa. Pasi të hamendësoni fjalën e parë me 5 gërma, do të viheni në dijeni nëse germat janë në vendin e duhur. Keni 6 mundësi për ta zbuluar.
Të pakta janë ato skaje të internetit aq të thjeshta sa uebsajti që Mr. Wardle ndërtoi nga një dëshirë e momentit. Nuk ka reklama, as banera të lëvizshëm, as dritare pop-up që kërkojnë para. Është thjeshtë një lojë me një sfond të zi.
“Besoj se njerëz e vlerësojnë idenë se është vetëm kjo gjëja online dhe është argëtuese,” tha Wardle në një intervistë për New York times. “Nuk ka për qëllim asgjë të dyshimtë në lidhje me të dhënat tuaja. Është thjeshtë një lojë argëtuese.”
Nuk është hera e parë që një punë e Wardle merr kaq vëmendje. Ish inxhinieri i Reddit krijoi dy eksperimente sociale në Reddit quajtur The Button dhe Place, ku secili u shndërrua në një fenomen kur debutuan.
Por Wordle është ndërtuar pa një ekip inxhinierësh nga pas. Ishte vetëm ai dhe partneri i tij, Palak Shah, për të kaluar kohën gjatë pandemisë.
Wardle tha se fillimisht kishte krijuar një prototip në 2013-ën, por miqtë e tij nuk u impresionuan aq shumë duke bërë që ta braktiste idenë. Në 2020-ën ai dhe zonja Shah u përfshinë së tepërmi në fjalëkryqet e New York Times dhe Spelling Bee. “Dëshiroja të krijoja një lojë me të cilën ajo do të kënaqej.”
Tipari dallues i lojës është se mund të luhet vetëm njëherë në ditë. Të krijon ndjesinë sikur diçka të mungon duke bërë njerëzit ta duan dhe ta presin me padurim.
Lojërat e fjalëve kanë qenë shumë popullore për The Times dhe kompani të tjera vitet e fundit dhe Spelling Bee për shembull ka krijuar një bazë lojtarësh të përkushtuar.
Duke qenë se Wordle është ndërtuar vetëm për zotin Wardle dhe zonjën Shah, dizajni i parë injoronte shumë funksionalitete rritjeje që priten në lojërat moderne që kemi sot. Ndërsa lojërat e tjera të dërgojnë njoftime në telefon me shpresën se do të ktheheni për ta luajtur, Wordle nuk kërkon një marrëdhënie të tillë.
“Është diçka që ju inkurajon të shpenzoni jo më shumë se 3 minuta në ditë,” tha Ai. “Dhe aq mjafton, nuk kërkon më shumë nga koha juaj.”
Deri në Dhjetor ishte e pamundur të ndani rezultatet e lojës me të tjerë. Ai vuri re se disa lojtarë ndanin rezultatet duke krijuar një rrjetë katrorësh me ngjyra jeshile, zezë dhe verdhë kështu që krijoi një mënyrë të automatizuar që lojtarët tu tregojnë të tjerëve suksesin e tyre.
Nëse qëllimi i tij do të ishte rritja e bazës së lojtarëve, do të kishte përfshirë një lidhje në fund të çdo cicërime që loja gjeneron. Ai mendonte se nuk një gjë e tillë nuk të linte shije të mirë as vizualisht e as emocionalisht.
Zonja Shah ishte e para që provoi lojën, por ajo gjithashtu ka luajtur një rol jetik në përgatitjen e Worlde për publikun. Një listë prej 12 mijë fjalësh me 5 gërma në gjuhën Angleze zbuloi se kishte shumë prej tyre thuajse të pamundura të zbulohen.
Kështu krijoi një tjetër lojë për zonjën Shah duke i treguar 12 mijë fjalët nëse ajo i dinte ose jo. Lista u ngushtua në 2,500 fjalë të cilat mjaftojnë për ca vite.
Sot zonja Shah zgjohet çdo mëngjes me një rutinë të re: e fillon me Spelling Bee duke e përgatitur trurin për Wordle. Ajo e pëlqen së shumti edhe fjalëkryqin e New York Times.
Wordle sot mund të aksesohet nga mbarë bota ndërsa mirënjohja e saj për zotin Wardle që e krijoi lojën posaçërisht për të është e papërshkrueshme.
“Është një gjest shumë i ëmbël,” tha ajo. “Ja kështu e tregon dashurinë Josh.” /Shqip.com