Woods tërhiqet nga US Open: Trupi im duhet të jetë më i fortë

min lexim

Tiger Woods e ka konfirmuar që nuk do të merr pjesë në US Open në javën e ardhshme për shkak të problemeve me gjendjen fizike.

Ai shpreson që të rikthehet më i fortë për edicionin e 150-të të Open në “St Andrews” muajin e ardhshëm, përcjell KosovaPress.

46 vjeçarit iu desh të largohet nga US PGA Championship në Maj pas tre raundeve dhe tani nuk ndihet i gatshëm për garën e madhe të radhës.

Përmes një postimi në “Twitter”, Woods tregoi se trupi i tij duhet të bëhet më i fortë në mënyrë që të merr pjesë në kampionate të golfit, por 15 herë kampioni i golfit tha se shpreson që të rikthehet për edicionin e 150-të të Open në “St. Andrews” muajin e ardhshëm.

“Më parë informova USGA-në se nuk do të garoj në US Open pasi trupit tim i duhet më shumë kohë për t’u forcuar për kampionatin madhor të golfit”, tha Woods.

“Unë shpresoj dhe planifikoj të jem gati për të luajtur në Irlandë në JP McManus Pro-AM dhe në The Open muajin e ardhshëm. Jam i emocionuar të kthehem atje së shpejti”, shtoi më tej ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Valmir Aziri tërhiqet nga gara për kryetar dege të BDI-së Tetovë

Story i radhës

“Ëndrra në sirtar”, 16-vjeçarja ukrainase kthehet në shkollën e rrënuar me fustanin e maturës që nuk e veshi kurrë

Të fundit nga