woods leshon sfiden mund te fitoj serish nje turne major 6286294b1dd3d

Woods lëshon sfidën: Mund të fitoj sërish një turne Major

May 19, 2022
1 minut lexim

“Po, jam i bindur se mund të fitoj sërish. Duhet vetëm të shkoj i qetë në fushë dhe të tregoj se sa i aftë jam”. Ka qenë kjo deklarata e dhënë nga golfisti amerikan Tiger Woods, që beson se mund të triumfojë në turneun e PGA Championship, që zhvillohet në datat 19-22 maj.

Ky është turneu i dytë Major i këtij viti dhe legjenda e këtij sporti beson se mund të fitojë sërish, si dikur.

“Kam bërë disa hapa më shumë përpara krahasuar me herën e fundit që kam luajtur. Jam shumë më mirë nga ana fizike, por nuk e di se deri ku mund të shkoj”, tha Woods.

“Çdo ditë është ndryshe dhe përpara kam një sfidë interesante e të vështirë. Gjithsesi, jam gati për t’u përballur me këtë sfidë”, tha golfisti amerikan Tiger Woods, që 15 vite më parë e ka fituar këtë turne për të katërtën herë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

KLASE 2
Story i mëparshëm

Shkolla në Bllacë të Poshtme, Shaqiri: Nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovë

shaqiri po ndertojme shkolle ne bllace te poshtme nga shtatori femijet nuk do te mesojne me ne kosoven fqinje 62862b619d53e
Story i radhës

Shaqiri: Po ndërtojmë shkollë në Bllacë të Poshtme, nga shtatori fëmijët nuk do të mësojnë më në Kosovën fqinje

Të fundit nga

ShkoLartë