wirtz vazhdon te mahnise 6567b1cea8927

Wirtz vazhdon të mahnise

November 29, 2023
1 minut lexim

Talenti i Florian Wirtz vazhdon të mahnise dhe futbollistit i datelindjes 2003 nuk pritet të qëndrojë gjatë në Leverkusen.

Mesfushori – sulmues gjerman, i rikthyer me kapacitet të plotë këtë sezon pas dëmtimit të rëndë që preku atë sezonin e mëparshëm, është në syrin e të gjitha klubeve të mëdha në Evropë, por Bayer nuk duket i dorëzuar për ta humbur menjëherë.

Siç raportohet nga Sky Sport DE, Aspririnat shpresojnë të ruajnë xhevahirin e tyre edhe sezonin e ardhshëm. Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe padyshim Bayern Munich e kanë ndjekur prej disa kohësh.

Por lojtari ende nuk ka marrëveshje dhe është 100% i fokusuar në performancën e tij, në një sezon që mund të bëhet i paharrueshëm për të dhe skuadrën e Xabit Alonsos. Shume do te varet pikerisht nga trajneri spanjoll qe gjithashtu ka rinovuar ne vere.

Ne fakt, nese Xabi do te vazhdoje te Leverkusen, Wirtz do te qendroje edhe 1 sezon per t’u rritur me tej. Ndryshe do te mendonte te ardhmen e tij nese Alonso do te largohej dhe do te niste aventuren ne nje klub tjeter.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

zjarri ne azilin e fierit balla viziton te spitali te moshuarit qe u asfiksuan prej tymit 6567abc14aed5
Story i mëparshëm

Zjarri në azilin e Fierit, Balla viziton te spitali të moshuarit që u asfiksuan prej tymit

borrell lavrovi ne shkup duhet te degjoje se pse rusia eshte izoluar dhe sanksionuar 6567b4a461f99
Story i radhës

Borrell: Lavrovi në Shkup duhet të dëgjojë se pse Rusia është izoluar dhe sanksionuar

Të fundit nga

Lezha hap zyrtarisht sezonin turistik 2025

Lezha ka hapur zyrtarisht sezonin turistik për vitin 2025, në një aktivitet festiv që mblodhi vizitorë të shumtë, si dhe përfaqësues dhe autoritete vendore si dhe ato të ardhur nga Kosova, Maqedonia
ShkoLartë