windows me ne fund ka nje indikator te volumit te zerit 61eafeeeee334

Windows më në fund ka një indikator të volumit të zërit

January 21, 2022
1 minut lexim

Janë dashur 10 vite që Windows më në fund të ketë një indikator modern të volumit të zërit. Fillimisht prezantuar në Windows 8 në 2012, shiriti i volumit të zërit shfaqet sa herë që përdorni butonat për ndryshimin e tij.

Microsoft ka vendosur ta zëvendësojë me një element të ri dizajni që përshtatet me dizajnin e Windows 11-ës në tërësi.

Indikatorët e volumit, shkëlqimit të ekranit, privatësisë së kamerës, airplane mode do të përditësohen të gjithë me dizajnin modern.

Përveç këtij përmirësimi të dizajnit, Microsoft po teston një eksperiencë të re të thirrjeve në aplikacionin Your Phone në Windows 11.

Së fundi ndërtimi eksperimental 22553 i Windows 11 sjell tema të reja për tastierën me prekje dhe panelin e emoji. Gjithashtu nëse keni dëshiruar fshirjen e aplikacionit të orë në Windows 11, tashmë është e mundur. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

d0bed198d0be d0bfd0bed0b1d0b0d180d0b0 d0bfd180d0b8d182d0b2d0bed180 d0b7d0b0 d0b2d0bed0b7d0b0d187d0bed182 d0bad0bed198 d198d0b0 d0bfd180 61eafd8f806d0
Story i mëparshëm

ОЈО побара притвор за возачот кој ја прегази девојката кај Сити мол

sot 9 viktima dhe 2 071 raste te reja me covid 19 ne maqedoni 61eaff352e6fa
Story i radhës

Sot 9 viktima dhe 2.071 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të fundit nga

ShkoLartë