Wilder injoroi ofertën për t’u përballur me Joshua

min lexim

Deontay Wilder i ishte ofruar mundësia për të luftuar në ring me Anthony Joshua.

Boksieri amerikan, Wilder nuk ka dalë në ring që prej disfatës së pësuar ndaj Tyson Fury. Gjatë kësaj kohe, ‘Bomberi i Bronztë’ pati një ofertë të përballej me AJ.

Sipas raportimeve të ‘Mirror’, Eddie Hearn i kishte bërë ofertë amerikanit për një duel me Anthony Joshua, por s’kishte marrë kurrë një përgjigje.

Këtë e ka konfirmuar edhe vet boksieri promotori i boksierit amerikan, Shelly Finkel, i cili tashmë është fokusuar në përballjen me Robert Helenius.

“Është thënë disa herë nga Eddie Hearn se e kam shmangur. Kjo është pjesërisht e vërtetë, ndoshta e gjitha e vërtetë. Ne kemi një duel me Robert Helenius. Eddie më dërgoi e-mail. Më pyeti a mund të flasim dhe tha se ka ofertë të madhe për Deontay”, ka thënë ai.

“Tani ne kemi duelin me Helenius dhe kjo është në çfarë jemi koncentruar. Nëse diçka do të shkonte gabim aty s’do të ishte askush tjetër. Nëse shkon mirë, funksionon gjithçka”, shtoi Finkel.

Anthony Joshua tashmë pritet të aranzhojë një duel me boksierin britanik, Tyson Fury.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush e do të vdekur Albin Kurtin?

Story i radhës

Apple dërgon iOS 16.0.1 pas probleme me aktivizimin e iPhone 14

Të fundit nga