whatsapp thote se dhjetera perdorues ishin cak i softuerit izraelit te spiunimit 679cf36265611

WhatsApp thotë se dhjetëra përdorues ishin cak i softuerit izraelit të spiunimit

January 31, 2025
1 minut lexim

Softueri i spiunimit i Izraelit, Paragon, i ka shënjëstruar dhjetëra përdorues të WhatsApp-it, përfshirë gazetarë dhe pjesëtarë të shoqërisë civile, tha të premten një zyrtar i aplikacionit të Meta-s.

Zyrtari tha për agjencinë e lajmeve Reuters se WhatsApp ia ka dërguar Paragonit një letër duke i kërkuar të ndalojë, pas përpjekjes për hakim.

WhatsApp tha në një komunikatë se kompania “do të vazhdojë ta mbrojë mundësinë e njerëzve për të komunikuar privatisht”.

Paragoni nuk ka dashur të komentojë.

Zyrtari i WhatsApp-it shtoi për Reuters se Paragoni u përpoq t’i hakojë rreth 90 përdorues të kësaj platforme.

Ai nuk tregoi se kush në veçanti ishte në shënjestër dhe nga cilat vende vinin, duke theksuar se cak i hakimit ishte një numër i paspecifikuar i figurave mediatike dhe shoqërisë civile.

Zyrtari theksoi se WhatsApp e “ndali” tentimin për hakimin e përdoruesve të tij.

Ai nuk pranoi të komentojë se si WhatsApp e kuptoi se Paragoni është përgjegjës për hakimin. Ai shtoi se institucionet ligjore dhe “partnerët industrialë” janë njoftuar për hakimin, pa dhënë më shumë hollësi./REL

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

e diela e basketbollit 679cf271e46aa
Story i mëparshëm

E diela e basketbollit

cikago organet federale te zbatimit te ligjit dhe emigrantet e paligjshem 679cf5f4acc62
Story i radhës

Çikago, organet federale të zbatimit të ligjit dhe emigrantët e paligjshëm

Të fundit nga

Tetova më e pastër me Bilall Kasamin!

4 Shkup, 14 mars – Kryetarët e Komunave janë ata që janë në kontakt të drejtpërdrejt me qytetarët në nivel lokal. Pra, janë adresa kryesore e parësore që trokasin qytetarët nëse nuk
afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë