whatsapp sjell nje opsion qe platformat rivale e ofrojne prej kohesh 64df3343b8dd8

WhatsApp sjell një opsion që platformat rivale e ofrojnë prej kohësh

August 18, 2023
1 minut lexim

WhatsApp ka vendosur të lejojë përdoruesit të dërgojnë imazhe me cilësisë së lartë “HD” në platformën e saj të komunikimit.

CEO i Meta Mark Zuckerberg tha përmes kanalit të tij në Instagram se përdoruesit “tashmë mund të dërgojnë përmbajtje HD.”

Funksionaliteti do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit në mbarë botën në javët në vijim dhe përdoruesit me këtë funksionalitet mund të dërgojnë imazhe të cilësisë dhe rezolucionit të lartë nga Android, iOS dhe web.

Marrësit do të shohin një ikonë të vogël që lë të kuptohet se është një përmbajtje HD. Meta tha se videot HD po vinë së shpejti.

English WhatsApp HD Media

Sapo përdoruesit të marrin funksionalitetin e ri, do të vërejnë ikonën “HD” kur dërgojnë një mesazh në një bisedë siç e tregojnë edhe fotot e publikuara nga WABetaInfo.

Ky i fundit tha se opsioni erdhi për përdoruesit e versionit beta të aplikacionit 23.11.0.76 për iOS dhe 2.23.12.13 për Android.

Në shembullin e paraqitura nga WABetaInfo, menuja e “cilësisë së fotos” shfaqet pasi përdoruesi klikon mbi ikonën HD. Përdoruesit mund të zgjedhin mes dy opsioneve: cilësisë standard (1600 x 1052) dhe cilësi HD (4096×2692).

Edhe këto lloje imazhet do të mbrohen nga enkriptimi fundor. Në rastin kur përdoruesi ka një lidhje të dobët interneti, do ti kërkohet të zgjedhë një prej dy versioneve. Cilësia standarde mbetet opsionin parësor për dërgimin e imazheve. /PCWorld Albanian

BURIMI: PCWORLD.AL

MARKETING

RENT A CAR

ali ahmeti perkujton heroin fazli grajqevci ne 59 vjetorin e ndarjes nga jeta qofte i perjetshem kujtimi per te 64df2fcb173f6
Story i mëparshëm

Ali Ahmeti përkujton heroin Fazli Grajqevci në 59 vjetorin e ndarjes nga jeta: Qoftë i përjetshëm kujtimi për të!

shba ja do te vazhdoje komunikimin me vendet e rajonit kunder korese se veriut 64df33b9c0841
Story i radhës

SHBA-ja do të vazhdojë komunikimin me vendet e rajonit kundër Koresë së Veriut

Të fundit nga

ShkoLartë