WhatsApp sjell ndryshimin e ri për të rritur privatësinë, për çfarë bëhet fjalë

1 minut lexim

Kompania META në pronësi, të së cilës është dhe aplikacioni i komunikimit Whats’up ka paralajmëruar ndryshimet e fundit që pritet të pasojnë valën e ndryshimeve në këtë platformë komunikimi, e cila është ndër më të përdorshmet në botë. Kështu kompania me anë të një njoftimi ka bërë të ditur se ndryshimet do të vijojnë me mesazhet.

“Për privatësi të shtuar, mesazhet e reja do të zhduken për të gjithë nga biseda pas kohëzgjatjes që zgjidhni”, thuhet në njoftim.

Kështu tashmë për të gjithë përdoruesit e aplikacionit mesazhet e shkëmbyera do të mund të fshihen në mënyrë automatike pas një kohe të caktuar duke rritur kështu privatësinë e përdoruesit në një kohë që sot privatësia është tema e ditës për të gjithë.

 

 

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Dermaku rrezikon dy ndeshjet

Story i radhës

Shaqiri: Me reformat në arsim u mësojmë fëmijëve tolerancën që të mos përsëriten gabimet historike të së kaluarës

Të fundit nga