whatsapp ruan privatesine e perdoruesve me vecorite e reja 67f3be3f8657e

WhatsApp ruan privatësinë e përdoruesve me veçoritë e reja

April 7, 2025
1 minut lexim

WhatsApp ka filluar testimin e opsioneve të reja për thirrjet audio dhe video të destinuara për përdoruesit e Android dhe një funksion që do të përmirësojë më tej privatësinë është në përgatitje e sipër.

Funksioni i parë është butoni “mute” që do t’i lejojë përdoruesit t’i përgjigjen një thirrjeje me mikrofonin e fikur.

Ndërsa nuk është ende e qartë se si do të jetë e dobishme kjo, ka spekulime se funksioni mund të jetë i dobishëm në mjedise të zhurmshme.

Funksioni i dytë lidhet me thirrjet me video që lejojnë përdoruesin të fikë kamerën përpara se t’i përgjigjet telefonatës.

Kjo është e dobishme për ata që kanë nevojë për disa sekonda për t’u përgatitur përpara se të shfaqen para kamerës, ose ata që thjesht nuk duan një videotelefonatë.

Dhe mbron më tej privatësinë kur telefonoheni nga numra të panjohur.

Funksioni i tretë është reagimet emoji për video thirrjet.

Përdoruesit do të mund të reagojnë me emoji në kohë reale gjatë telefonatave.

Raportohet se këto veçori janë të disponueshme për disa testues beta të WhatsApp për Android dhe do të shpërndahen për më shumë përdorues në javët e ardhshme.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

saga e transferimit te gyokeres ben hapin e madh sulmuesi gjithnje e me afer arsenalit 67f3bd4fd854a
Story i mëparshëm

Saga e transferimit të Gyokeres bën hapin e madh, sulmuesi gjithnjë e më afër Arsenalit

trump mbron serish tarifat jane gje e mire sjellin zhvillim ekonomik per ameriken 67f3c0d6f0be9
Story i radhës

Trump mbron sërish tarifat: Janë gjë e mirë, sjellin zhvillim ekonomik për Amerikën

Të fundit nga

Përfundon gara e 26 shteteve

Ka përfunduar zyrtarisht konkurrimi në natën finale të ‘Eurovision 2025’. Plot 26 shtete u ngjitën në skenë të përfaqësuar nga këngëtarët e tyre. Kurse, me Shqipërinë që përmbylli me sukses paraqitjen në këtxë

Fshati Poslishtë josh shumë vizitorë

Investimet në disa fshatra të komunës së Prizrenit duket se kanë shtuar interesimin për turizmin rural. Në Poslishtë, Komuna investoi mbi 120 mijë euro në infrastrukturë dhe parkun e fshatit rreth Gurrës.

Sa shpesh duhet ta ndërroni rripin e motorit?

Rripi është një nga elementët më kritikë të motorit sepse mirëmbajtja e tij e dobët mund të shkaktojë dëme të mëdha në automjete dhe për rrjedhojë një kosto tronditëse për pronarin. Sa
ShkoLartë