Bisedat në grup në WhatsApp do të marrin një përditësim të ndjeshëm. Aktualisht numri maksimal i anëtarëve të një grupi është 512 dhe së shpejti do të bëhet 1024.
Gjithsesi WhatsApp është pas Telegram që ka një limit anëtarësh prej 200 mijë. Gjatë krijimit të një grup, përdoruesit do të shohin opsionin për të shtuar edhe 1023 anëtarë të tjerë.
Aktualisht nuk dihet nëse do të aplikohet edhe për grupet ekzistuese apo vetëm grupet që do të krijohen tashmë tutje.
Rritja e limit do të jetë shumë e dobishme kryesisht për grupet e mëdha, bizneset dhe organizatat. Përditësimi vjen vetëm pak kohë pasi WhatsApp rriti limitin e video thirrjeve në 32 anëtarë së bashku me opsionin e lidhjet për tu bashkuar thirrjeve.
Aktualisht zgjerimi i grupeve është në fazë testuese do të marrë kohë përpara se të ofrohet për të gjithë. /PCWorld Albanian