WhatsApp do të marrë një tjetër veçori të dobishme në javët e ardhshme, aftësinë për të transkriptuar mesazhet zanore.
Aplikacioni i mesazheve sapo ka njoftuar se përdoruesit së shpejti do të jenë në gjendje të transkriptojnë tekstet e marra nga miqtë dhe familjarët, nëse janë në një vend që nuk mund t’i dëgjojnë mesazhet me zë.
Vlen të përmendet se transkriptet do të gjenerohen drejtpërdrejt në pajisjen tuaj, që do të thotë se askush tjetër, madje as WhatsApp, nuk do të jetë në gjendje të dëgjojë ose lexojë mesazhet që merrni, shkruajnë mediat e huaja.
Një tjetër gjë e rëndësishme që vlen të përmendet është se nuk duhet të mbështeteni 100% në këtë veçori, pasi WhatsApp thotë se është e mundur që transkriptet e mesazheve zanore të jenë të pasakta.
Sipas aplikacionit popullor të mesazheve, veçoria do të shpërndahet globalisht gjatë javëve të ardhshme.
Burimi: botasot.info