WhatsApp lehtëson procesin e shtimit të kontakteve të reja

October 22, 2024
1 minut lexim

WhatsApp tha se do të lejonte përdoruesit të shtojnë kontakte nga çdo pajisje dhe jo thjeshtë telefoni parësor duke zgjidhur kështu një ngërç të madh për përdoruesit.

Përmes një përditësimi të ardhshëm aplikacioni i hap rrugë shtimit dhe menaxhimit të kontakteve përmes klientit ueb në Windows PC ose përmes pajisjeve të tjera të lidhura.

Përdoruesit mund të ruajnë një kontakt ekskluzivisht në WhatsApp pa e sinkronizuar në telefon, një veçori mjaft e dobishme në rast të përdorimit të një pajisjeje nga disa përdorues.

Meta gjithashtu tha se në rast se një përdorues humbet kontaktet, do të mund ti rikthejë ato përmes WhatsApp. Së fundi kompania bëri të ditur se aplikacioni së shpejti do të ofrojë emra përdoruesish (username) dhe kështu nuk do të keni nevojë të ruani informacionin e dikujt tjetër përmes numrit të telefonit.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kroos: Rinovimet e kontratës sime me Realin kanë qenë bisedime pesë minutëshe  

Story i radhës

Takohen drejtorët e SHA MEPSO dhe OST-Shqipëri

Të fundit nga

ShkoLartë