whatsapp lancon transkriptimin e mesazheve zanore 673f9e2179bb3

WhatsApp lançon transkriptimin e mesazheve zanore

November 21, 2024
1 minut lexim

WhatsApp shtoi transkriptet e mesazheve zanore në aplikacionin e saj ditën e Enjte. Mjaft të dobishme në rastin kur jeni në një ambient të zhurmshëm, ato do të pasqyrohen në pajisje dhe mbeten të enkriptuara dhe private.

Për ti aktivizuar, mjafton të shkoni në Settings > Chats > Voice message transcripts. Gjithashtu mund të përzgjidhni gjuhën tuaj të preferuar.

Sapo të aktivizoni opsionin, mund të transkriptoni një mesazh duke mbajtur të shtypur mbi të dhe zgjedhur butonin “transcribe.”

Funksionaliteti do të bëhet i disponueshëm në mbarë botën në javët në vijim dhe mund të mos e shihni menjëherë. WhatsApp thotë se transkriptet e mesazheve do të jenë fillimisht të dispoonueshme vetëm në disa gjuhë.

Meta, kompania mëmë e WhatsApp, kishte një javë të dendur me funksionalitete në produktet dhe aplikacionet e saj. Ditën e Mërkure solli mesazhe zanore dhe video në Messenger së bashku me thirrjet HD dhe izolimin e zhurmave.

/PCWorld Albanian

Burimi: pcworld.al

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

zvicra kosova zyrtarisht fillon ne ora 2050 673f9cb9ab6a1
Story i mëparshëm

Zvicra – Kosova zyrtarisht fillon në ora 20:50

taravari sali murat dhe bdi te orkestruar kunder gjuhes shqipe 673f9ed74b88a
Story i radhës

Taravari: Sali Murat dhe BDI, të orkestruar kundër gjuhës shqipe

Të fundit nga

Çfarë po paralajmëron ish-deputeti i VV-së

Tashmë kur numërimi i votave për deputetë po shkon drejt fundit, ish-deputeti i Vetëvendosjes, njëherit kandidat për deputet, Valon Ramadani, ka bërë një postim në llogarinë e tij në Facebook, lidhur me
ShkoLartë