WhatsApp ka filluar të eksperimentojë me Komunitetet, një përditësim që përfaqëson një evolucion të madh për aplikacionin e komunikimit sipas Mark Zuckerberg.
Një lançim i këtij funksionaliteti u përfol që prej vitit të kaluar por kompania nuk e konfirmoi ekzistencën vetëm sot.
Me Komunitetet përdoruesit mund të kombinojnë grupet e bisedave në një strukturë të vetme. “Njerëzit mund të marrin përditësime dërguar për mbarë komunitetin dhe të organizojnë grupe të vogla diskutimesh lidhur me atë çfarë ka më tepër rëndësi për ta.”
Detajet sesi do të funksionojnë këto grupe nuk janë të qarta por Zuckerberg tha se përbëjnë një ndryshim të madh për WhatsApp dhe Meta.
Duke i bërë grupet e WhatsApp të ngjashme me grupet e Facebook, Meta rrezikon polarizimin në platformë. Grupet e Facebook shpeshherë janë konsideruar si burime madhore të keqinformimit.
Dhe WhatsApp falë enkriptimit fundor ka vuajtur këtë fenomen dhe do ta vuajë më tepër duke qenë se i mungojnë mjetet e Facebook. /PCWorld Albanian