Whatsapp del jashtë funksionit, përdoruesit nuk mund të dërgojnë apo marrin mesazhe

October 25, 2022
1 minut lexim

Aplikacioni Whasapp ka dalë jashtë funksioni. Mijëra përdorues kanë raportuar se kanë problem me dërgimin e mesazheve dhe marrjen e tyre.

Shërbimet e WhatsApp në pronësi të Meta thuhet se kanë pësuar ndërprerje të pjesshme.

Ndërsa nuk ka asnjë reagim nga WhatsApp.

Nuk është hera e parë që ka probleme me sistemin e mesazheve. Problemi sot ka qenë vetëm në një pjesë të kufizuar të përdoruesve, të cilët kanë mundur të gjejnë ngushëllim në platforma të tjera si Instagram dhe Facebook, në pronësi të Metës.

Por vitin e kaluar, gjithashtu në tetor, një ndërprerje totale errësoi sistemet e të tre rrjeteve sociale në të njëjtën kohë, duke i çuar jo vetëm platformat në një skandal, por mbi të gjitha përdoruesit që i përdorin ato. Serverët në pronësi të Zuckerberg ishin “blackout” të gjithë së bashku rreth orës 17:30 të datës 4 tetor, për t’u rikthyer vetëm disa orë më vonë.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kuvendi i RMV-së/Punë pak, shpenzime me bollëk

Story i radhës

SHBA shqyrton dërgimin e sistemit HAWK në Ukrainë

Të fundit nga

ShkoLartë