Numri juaj celular është sekret në komunitetet e WhatsApp, por ekziston një mundësi që të zbulohet në reagoni ndaj mesazheve.
Megjithatë kjo do të ndryshojë së shpejti të paktën sipas WABetaInfo. WhatsApp po teston gjerësisht një funksionalitet privatësie për numrat celular për përdoruesit beta.
Aktivizimi i saj do të thotë se numri juaj do të jetë i dukshëm vetëm për administratorin e komunitetit dhe për ata që ju kanë ruajtur si kontakt.
Opsioni ka qenë në testim prej disa muajsh por së fundi po ofrohet gjerësisht për përdoruesit në versionet beta dhe që kanë instaluar versionin më të fundit eksperimental.
Shtesa mund të provojë jetike për privatësinë. Kështu përdoruesit mund të përfshihen në mënyrë aktive në komunitet dhe të mos frikësohen se numri i tyre mund të zbulohet. /PCWorld Albanian
BURIMI: PCWORLD.AL