Werner: Erdha te Leipzig, sepse nisa ta humb argëtimin te Chelsea

min lexim

Timo Werner ka thënë se vendosi të largohej nga Chelsea pasi kohëve të fundit nisi të mos luante rregullisht.

Gjermani javën e kaluar u bë pjesë e Leipzig. 

“Për mua, argëtimi duke luajtur futboll është gjëja më e rëndësishme. Kam qenë shumë i suksesshëm te Chelsea, por në fund humba pak argëtimin sepse nuk luaja më rregullisht. Mendoj se sistemi i lojës së trajnerit nuk më përshtatej.

Kështu që ishte e qartë për mua se doja të bëja një hap të ri. Jam në një moshë ku dua të luaj sa më shumë që të mundem”, ka thënë ai.

Werner u pa në tribunat e Stamford Bridge gjatë barazimit 2-2 të së dielës me Tottenhamin dhe ai tha se kur flitet për Chelsean bëhet fjalë për klubin ku ai arriti suksese të mëdha.

“Chelsea do të jetë gjithmonë një klub i veçantë për mua. Unë do të qëndroj në kontakt me shumë lojtarë nga ekipi”, ka thënë ai. 

Werner realizoi dyzet gola në tetëdhjetë e nëntë ndeshje për Chelsean.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Biznesmeni nga Kërçova fitimin e ndan me studentët: Nuk erdha në vendlindje për t’u pasuruar

Story i radhës

“Treshe”/ 21 vjeçari thotë se ka gjetur mënyrën për ta kënaqur të dashurën në shtarat, por…

Të fundit nga