Marc Weller, profesor në Universitetin e Kembrixhit, ka komentuar zhvillimet e fundit në Bruksel lidhur me marrëveshjen mes Kosovës e Serbisë.
Ai ka folur për shumëçka rreth kësaj çështjeje, ndërsa pashmangshëm përmendi edhe Asociacionin, e apostrofuar si “njollë e zezë” e dialogut.
Çështjen e Bashkësisë së Komunave me Shumicë Serbe, e sheh si problematike, pasi sipas tij, Vuçiq mund ta përdorë këtë kartë për ta detyruar Kosovën të gabojë në dialog, pra të pengojë zhvillimin e mëtejmë të negociatave.
“Epo, BE-ja dhe SHBA-ja ndoshta mund të mendojnë se duhet ta ngushëllojnë Presidentin Vuçiq pasi ai u shty për të pranuar tekstin e 11 neneve. Njohja de fakto e Kosovës nuk është diçka që ai mund ta shesë lehtësisht në shtëpi.
Pra, shpresa e tij mbetet që çështja e Asociacionit të përdoret për të trazuar Kosovën dhe për ta detyruar atë të shkojë drejt gabimit të pengimit, në fund të fundit, për miratimin e Marrëveshjes Themelore”, tha ndër tjerash ai.