Weghorst për akuzat e rënda të Van Gaal ndaj Argjentinës: Ai thotë çfarë mendon

Sulmuesi holandez, Wout Weghorst, i cili hyri si zëvendësues dhe përmbysi Argjentinën në çerekfinalen e “Katar 2022”, duke i dërguar dy kombëtaret te koha shtesë dhe penalltitë (prej nga triumfuan amerikano-jugorët), i cili pati atë përballje të zjarrtë me Messin në hollin e stadiumit, pas ndeshjes, është intervistuar nga ESPN.

Ai tha fjalën e tij për deklaratat e Van Gaal, sipas të cilit Kupa e Botës në Katar ishte projektuar (paracaktuar) për ta fituar Messi. Deklaratat e lojtarit të Hoffenheim janë të paqarta dhe për këtë arsye iu nënshtrohen interpretimeve të shumta:

“Epo, mendova se Van Gaal ishte një njeri i ndershëm dhe i mrekullueshëm. Kështu mendova. Nëse ka të drejtë apo cili është mendimi im, nuk e di, por mendoj se është e mrekullueshme që ish-trajneri ynë thotë mendimin e tij”.

Sulmuesi holandez vazhdon: “Është shumë e vështirë për mua, sepse ka ende shumë ndjenjë nga ajo ndeshje dhe kompeticion. Në fund ju dëshironi të fitoni Kupën e Botës dhe nëse është vërtet kështu…

Nuk e kam idenë, shpresoj që jo. E imagjinoj atë futboll, FIFA-n dhe ne si tifozë futbolli…, të gjithë përpiqemi të jemi më të mirët në çdo turne”.

Van Gaal sulmoi FIFA-n, por dhe Argjentinën indirekt, duke deklaruar hapur se fitorja e skuadrës së Scalonit u “pilotua”: “Shikoni si shënoi Argjentina, si shënuam ne dhe si argjentinasve iu dha gjithçka pa sanksione. Unë mendoj se gjithçka ishte e paramenduar”. Më pas ai saktësoi: “Mendoj gjithçka që them. A duhej Messi të bëhej kampion bote? Unë vërtet mendoj kështu”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Kampion në padrejtësi”: VV e Prishtinës reagon pas arrestimeve të zyrtarëve komunalë, i fajëson LDK-në e PDK-në

Story i radhës

Të paktën dhjetë të vdekur dhe katër të zhdukur nga përmbytjet në Greqi

Të fundit nga

Keqardhja e milanistit

Tijjani Reijnders ishte një nga afrimet e shumta të Milanit gjatë verës së kaluar. Mesfushori holandez