watchos 12 mund te vije me vecori inteligjence cfare te pritet nga apple 67ffb7c93dfd5

​WatchOS 12 mund të vijë me veçori inteligjence, çfarë të pritet nga Apple

April 16, 2025
1 minut lexim

Apple po planifikon të sjellë mbështetje për Apple Intelligence në modelet Apple Watch me përditësimin e gjeneratës së ardhshme, watchOS 12.

Sipas një raporti nga 9to5Mac, watchOS 12 do ta bëjë Apple Intelligence një funksion “zyrtarisht të mbështetur” në Apple Watch. Megjithatë, shumica e këtyre veçorive do të varen nga iPhone-i i lidhur për përpunim, shkruan Business Standard, përcjell KosovaPress.

Sipas raportit, Gurman tha se kompania do të markojë grupin e ri të veçorive në përditësimin watchOS 12 si të “fuqizuara nga Apple Intelligence”.

Megjithatë, pajisja nuk do të ekzekutojë direkt modelet e inteligjencës artificiale, çka sugjeron se funksionet me AI në Apple Watch do të varen nga iPhone i lidhur, të paktën në një masë të caktuar.

Apple tashmë e përdor këtë metodë në watchOS 11 për të paraqitur përmbledhje të njoftimeve në Apple Watch, kur është lidhur me një iPhone që përputhet me Apple Intelligence.

Veçoria Reduce Interruptions Focus (fokusi i reduktimit të ndërprerjeve) funksionon gjithashtu mbi të njëjtin parim.

Aktualisht, nuk ka informacione të sakta mbi funksionet specifike të fuqizuara nga inteligjenca artificiale që do të vijnë në Apple Watch me përditësimin watchOS 12.

Përveç funksioneve të bazuara në AI, pritet që watchOS 12 të përfshijë edhe ndryshime estetike të ngjashme me ato që priten për iOS 19, duke përfshirë ikona më të rrumbullakosura të aplikacioneve, meny të reja sistematike dhe efekte dinamike në gjithë softuerin.

Apple pritet të ndajë më shumë detaje gjatë Konferencës Botërore të Zhvilluesve (WWDC) 2025 në qershor, ku do të prezantojë versionet e reja të sistemeve operative. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

igli tare te milani e ka ne radar edhe edon zhegroven 67ffb6dcc31b5
Story i mëparshëm

Igli Tare te Milani, e ka në radar edhe Edon Zhegrovën?

protestat e studenteve serbe rrethojne rtv shteteror kerkojne doreheqjen e drejtuesve 67ffba60e7c22
Story i radhës

Protestat e studentëve serbë/ Rrethojnë RTV shtetëror, kërkojnë dorëheqjen e drejtuesve

Të fundit nga

Vardari fiton derbin ndaj Shkupit në Çair

Vardari ka mundur 2:0 FC Shkupin në duelin hapës të xhiros së 30-të në elitën e futbollit vendor. Zhbllokimi i rezultatit erdhi në fund të pjesës së parë kur Omeragiq asiston për
ShkoLartë