Washingtoni furnizon me raketa Tajvanin pas kërcënimeve të Kinës

March 2, 2023
1 minut lexim

Shtetet e Bashkuara kanë aprovuar shitjen e armatimeve të reja tek Tajvani, për një total prej 620 milionë dollarë.

Paketa përfshin raketa për flotën e saj të avionëve F-16, në një kohë kur 21 avionë luftarakë kineze kryen një inkursion në 24 orët e fundit në hapësirën ajrore të ishullit.

Lëvizja, që pritet të ashpërsojë marrëdhëniet e tensionuara mes Uashingtonit dhe Pekinit, do t’i mundësojë Tajvanit të forcojë më tej mbrojtjen e hapësirës ajrore.

Duke njoftuar vendimin e administratës amerikane, Pentagoni ka sqaruar se Departamenti i Shtetit ka aprovuar shitjen e armëve për ishullin aziatik, të cilat përfshijnë 200 raketa ajër-ajër me rreze të mesme veprimi dhe 100 raketa në gjendje të rrëzojnë stacionet e radarëve.

Ministria e Mbrojtjes në Tajvan ka deklaruar në reagimin e saj se, raketat do të ndihmojnë në mbrojtjen me efikasitet të hapësirës ajrore, për t’i bërë ballë kërcënimeve dhe provokimeve të ushtrisë komuniste kineze.

Kina vazhdon ta konsiderojë Tajvanin pjesë të patjetërsueshme të territorit të saj dhe ka paralajmëruar disa herë se është e gatshme të përdorë edhe forcën për të mbrojtur politikën e një Kine të vetme.

Por ishulli me 23 milionë banorë refuzon ta pranojë dominimin kinez dhe synon të ruajë pavarësinë e tij.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

REL: Kurti dhe Vuçiq do të takohen sërish me 18 mars në Ohër

Story i radhës

Shakira tregon se si ndihet pas ndarjes: Duhet të jem më e fortë se një luan

Të fundit nga

Burimi eliminohet nga Big Brother VIP Kosova

Këtë javë, nominimet në Big Brother VIP Kosova ishin ndër më të ngarkuarat emocionalisht, duke përfshirë gjashtë banorë: Arionin, Burimin, Paulin, Drilonin, Gresën dhe Xuxin. Pas votimeve të publikut, vendimi përfundimtar çoi
ShkoLartë