Golden State Warriors janë rikthyer te fitoret në NBA pas tre humbjeve radhazi.
Në duelin e zhvilluar në Chase Center të San Franciscos, Warriors kanë triumfuar ndaj Milwaukee Bucks vetëm as vazhdimeve.
Koha e rregullt u mbyll me rezultatin baras 111:111, derisa Warriors triumfuan në fund me nëntë pikë diferencë 125:116.
Stephen Curry ka qenë më meritori për këtë fitore të skuadrës vendase me 36 pikë, gjashtë kërcime e katër asistime.
Derisa me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që shtoi 22 pikë, DiVincenzo me 20 dhe Green që shtoi 18 të tjera.
Në mungesë të yllit kryesor Giannis Antetokounmpo, te Bucks ishin dy basketbollistë me më së shumti pikë në këtë duel.
Brook Lopez dhe Khris Middleton shtuan nga 19 pikë, por që ishin të pamjaftueshme për të marrë fitore në San Francisco.