Warnock, Walker: Kandidatë shumë të ndryshëm për votuesit me ngjyrë në Xhorxhia

December 5, 2022
min lexim

ATLANTA (AP) – Raphael Warnock është senatori i parë amerikan me ngjyrë nga Xhorxhia, që theu barrierën racore për një nga 13 shtetet e para të Shteteve të Bashkuara, me një fitore të posaçme zgjedhore në janar të vitit 2021, pothuajse 245 vjet pas themelimit të vendit.

Tani ai shpreson të fitojë një mandat të plotë gjashtëvjeçar në balotazhin e së martës. Në garë është një tjetër afrikano-amerikan, republikani Herschel Walker.

Të dy kanë janë rritur në rrethana të ngjashme në Jugun e thellë amerikan pas lëvizjes për të drejtat civile dhe do të bënin histori si të parët amerikanë me ngjyrë të zgjedhur në Xhorxhia për një mandat të plotë në Senat. Megjithatë kandidatët Warnock dhe Walker kanë përvoja të ndryshme dhe ofrojnë vizione qartësisht të kundërta për vendin, duke përfshirë ato për racën dhe racizmin.

Votuesit afrikano-amerikanë thonë se zgjedhja është e qartë: Senatori Warnock, drejtues i kishës së Martin Luther Kingut në Atlanta, i bën jehonë ideve tradicionale liberale të përvojës së komunitetit të tyre; ndërsa Herschel Walker, një ikonë e futbollit të Universitetit të Xhorxhia, flet gjuhën e konservatorizmit kulturor të bardhë dhe është sjellë ndër të tjera me ironi ndaj interpretimeve të zotit Warnock për Martin Luther Kingun.

“Republikanët duket se kanë menduar se mund të vendosin Herschel Walker-in si kandidat dhe të ngatërrojnë njerëzit me ngjyrë,” tha Bryce Berry, aktivist demokrat dhe student në Kolegjin Morehouse, ku u diplomuan si Dr. Kingu edhe zoti Warnock.

Votues të tjerë me ngjyrë ngritën pyetje në lidhje me të kaluarën e zotit Walker – pretendimet e rreme për arritjet e tij në biznes dhe në fushën profesionale, rastet e dhunës ndaj ish-gruas së tij – dhe mënyrën se si ai ka vështirësi në disa diskutime të politikave publike.

Edhe disa konservatorë me ngjyrë që mbështesin zotin Walker ankohen për kandidaturën e tij si një mundësi e humbur për të zgjeruar shtrirjen e republikanëve në një pjesë kyçe të elektoratit që mbetet me shumicë dërrmuese demokratike.

Unë nuk mendoj se Herschel Walker ka përvojë të mjaftueshme që rezonon me amerikanin e thjeshtë me ngjyrë,” tha Avion Abreu, një sekser 34-vjeçar që jeton në disktritin Marietta dhe që ka mbështetur zotin Walker që nga fushata kryesore e partisë republikane.

Zoti Warnock pati një epërsi prej rreth 37,000 votash ndaj zotit Walker nga pothuajse 4 milionë vota të hedhura në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit. Një sondazh me më shumë se 3200 votues në shtet, tregoi se zoti Warnock fitoi 90% të votuesve me ngjyrë. Zoti Walker, ndërkohë, fitoi 68% të votuesve të bardhë.

Fushata e senatorit Warnock thotë se atij do t’i duhej të tërheqë një koalicion shumëracor, duke përfshirë shumë votues të bardhë të moderuar, për të fituar rizgjedhjen. Por ata nuk e kanë kundërshtuar faktin se një pjesëmarrje e fortë e afrikano-amerikanëve do të ishte megjithatë e nevojshme.

Komiteti Kombëtar Republikan është përgjigjur duke u përpjekur të zgjerojë bazën e votuesve afrikano-amerikanë, duke hapur qendra komunitare në disa zona ku ka komunitet të madh të afrikano-amerikanëve në atë shtet.

Përkrahësit besojnë se zoti Walker ende mund të fitojë balotazhin, por duhet ta bëjë këtë duke u mbështetur në koalicionin e zakonshëm, me shumicë dërrmuese të republikanëve të bardhë, të nxitur nga besnikëria e partisë dhe theksi i kandidatit 60-vjeçar mbi çështjet kulturore.

Në të vërtetë, kandidatët Walker dhe Warnock ndajnë historitë e tyre si burra me ngjyrë në mënyra të ndryshe.

Zoti Warnock nuk përdor shpesh fraza si “kisha e afrikano-amerikanëve” ose “përvoja e njerëzve me ngjyrë”, por i fut këto institucione dhe ide në argumentet e tij.

Senatori ndonjëherë vëren se të tjerëve u “pëlqen të më prezantojnë dhe të thonë se jam senatori i parë me ngjyrë nga Xhorxhia”. Ai thotë se votuesit e Xhorxhias “bënë një gjë të mahnitshme” në vitin 2021, por shton se kjo ka të bëjë më shumë me rezultatet e politikave nga një Senat Demokrat. I lindur në vitin 1969, ai e quan veten “bir i lëvizjes për të drejtat civile”. Ai flet për dëshirën e Dr. Kingut për “një komunitet të dashur”, një shoqëri gjithëpërfshirëse që zoti Warnock thotë se është i mbështetur në besimin se “ne të gjithë kemi një shkëndijë hyjnore”.

Ai ka vënë në pah punën e tij në Senat për të luftuar vdekshmërinë e nënave, duke e bërë të qartë se çështja është e ngutshme për gratë afrikano-amerikane. Ai tregon për nënën e tij që me “duart e saj që dikur mblidhnin pambuk e që tani “votuan që djali i saj më i vogël të bëhej senator i Shteteve të Bashkuara“.

“Vetëm në Amerikë është e mundur historia ime,” përfundon ai.

Zoti Walker, nga ana tjetër, është shpesh më i drejtpërdrejtë në identifikimin e vetvetes në bazë të racës, zakonisht me humor.

Ju mund ta keni vënë re se unë jam me ngjyrë,” u thotë ai audiencave që shpesh janë pothuajse tërësisht me të bardhë. Por kjo shaka është pararendëse e akuzës së tij ndaj një shoqërie – dhe një rivali politik – që ai thotë se janë konsumuar nga diskutimet për racën dhe racizmin.

Kundërshtari im thotë se Amerika duhet të kërkojë falje për bardhësinë e saj,” thotë zoti Walker në shumicën e fjalimeve të fushatës, një pretendim i bazuar në disa nga predikimet e zotit Warnock që i referohen racizmit institucional.

Zoti Walker e quan Dr. Kingun – “një njeri të madh” dhe akuzon zotin Warnock se po përpiqet “të na ndajë” sipas racës./VOA

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Projektligji mbi martesat brenda së njëjtës gjini dhe ato ndër-racore, drejt miratimit përfundimtar

Story i radhës

Moriyasu: Fituam ndaj Gjermanisë dhe Spanjës, por…,

Të fundit nga

Elon Musk bëri thirrje për bojkot të Wikipedias

Miliarderi kontrovers, Elon Musk, edhe një herë ka vënë në shënjestër Wikipedian, për shkak të redaktorëve “me prirje të majtë”. Elon Musk njoftoi në platformën X se përdoruesit duhet të ndalojnë së
ShkoLartë