Wanda Nara “tërbohet” në festë, një burrë misterioz i puth gjoksin, a e ka parë Icardi këtë?

1 minut lexim

Bëj kujdes Icardi, sepse qenka një burrë misterioz që do të donte ta joshte Wanda Nara! Teksa sulmuesi argjentinas është në turneun parasezonal në Japoni me PSG-në, bashkëshortja e tij po shijon pushimet në Ibiza me motrën e saj, Zaira dhe disa miq.

Në një prej mbrëmjeve ka ndodhur e pamenduara në Ishujt Balearikë. Atje, Wanda mori pjesë në koncertin e artistit portorikan Ozuna, duke postuar edhe disa video në Instagram.

Pikërisht gjatë një prej këtyre lidhjeve “live” shihet një burrë misterioz që i afrohet dekoltesë së Zonjës Icardit dhe kërkon një puthje! Jo vetëm kaq, burri më pas provoi disa herë afrimin me showgirl-in dhe agjenten e futbollit.

Videoja shumë shpejt bëri xhiron e rrjeteve sociale, u kthye në diçka tejet “virale”.

Në Argjentinë, disa kanë spekuluar se është një mik i vetë Wandës, ndërsa të tjerë kanë bërë të ditur se mund të jetë një pjesëtar i stafit të saj. Sidoqoftë, imazhet eksplicite nuk duhet t’i kenë pëlqyer shumë Mauritos.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ish-lojtari i Romës: Mourinho provoi gjithçka!

Story i radhës

Leclerc nuk dorëzohet: Kur gabon të hedhin poshtë

Të fundit nga