Wanda Nara është rikthyer në rrjetet sociale për të sqaruar gjendjen e saj shëndetësore.
Bashkëshortja dhe njëkohësisht menaxherja e Mauro Icardit nuk e ka konfirmuar hapur se ajo vuan nga leucemia, por nuk e ka fshehur se ka probleme me të cilat po përballet me ndihmën e disa mjekëve të besuar.
Prezantuesja e MasterChef Argentina nuk e fshehu njëfarë bezdie për thashethemet për të, të cilat i trembën veçanërisht pesë fëmijët e saj.
“Ja ku jam pas disa ditësh që më duheshin për veten time. Dua t’ju tregoj se çfarë ndodhi”.
“Të mërkurën vendosa të bëj një analizë rutinë, siç bëj zakonisht çdo herë që udhëtoj ose një herë në vit. Disa vlera dolën negative dhe mora vendimin të shtrohem në spital për kontrolle të tjera, që shkuan mirë. Të enjten, u largova nga ajo klinikë për të bërë studime të mëtejshme në një vend të specializuar. E bëra duke u përpjekur të marr më shumë informacion”, shpjegoi Wanda Nara.
“Si të gjitha nënat, edhe unë u përpoqa t’i ruaj fëmijët e mi nga frika dhe ankthet. Sepse ende nuk kisha një diagnozë të saktë. Fatkeqësisht, të premten, një gazetar informoi për një diagnozë që nuk e kisha marrë vetë.
Mjekësia nuk është ekzakte dhe në atë moment nuk kishin kaluar as 24 orë nga analizat e mia të para.
Fëmijët e mi kanë marrë gjithmonë gjithçka nga unë, gjithmonë kam folur dhe këtë herë nuk do të bëja përjashtim.
Falenderoj familjen time, çdo mik dhe secilin prej jush që më treguat dashurinë që keni për mua. Tashmë jam në shtëpi, në pritje të testeve të mëtejshme dhe duke ndjekur indikacionet e profesionistëve që më shoqërojnë.”