Walking Borders: Të paktën 300 emigrantë nga Senegali janë zhdukur në Oqeanin Atlantik

July 10, 2023
1 minut lexim

Tri varka me më shumë se 300 emigrantë janë zhdukur në Oqeanin Atlantik, deklaroi mbrëmë një zyrtare e grupit të ndihmës për emigrantët “Walking Borders”, transmeton Anadolu.

Zëdhënësja e grupit Helena Maleno tha se anijet me emigrantë u nisën 15 ditë më parë nga Senegali drejt Ishujve Kanare spanjolle.

Maleno tha se në njërën nga anijet kishte rreth 200 emigrantë, rreth 65 në të dytën dhe 60 në të tretën. Anijet supozohet se janë nisur nga fshati bregdetar Kafountine në Senegalin jugor.

Rruga e emigrantëve nga brigjet e Afrikës së Veriut drejt Ishujve Kanare ka qenë intensive prej disa vitesh, veçanërisht në verë.

Të paktën 559 migrantë vdiqën duke u përpjekur të arrinin në Ishujt Kanare në vitin 2022, duke përfshirë 22 fëmijë, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Migracionit (IOM).

“Walking Borders”, megjithatë, ka thënë se vitin e kaluar në këtë rrugë kanë humbur jetën 1.784 emigrantë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia: Ukraina tentoi të sulmojë me raketa balistike në Krime, Rostov dhe Kaluga

Story i radhës

Richarlsion zbulon detaje nga përplasja me Conten

Të fundit nga

ShkoLartë