Wagner pohon të ketë marrë nën kontroll distriktin jugor ushtarak të Rusisë në Rostov

June 24, 2023
1 minut lexim

Grupi paraushtarak Wagner ka marrë kontrollin e selisë së distriktit ushtarak jugor të Rusisë në Rostov-Na-Don, sipas udhëheqësit të grupit, transmeton Anadolu.

“Kemi mbërritur këtu, duam të presim shefin e shtabit të përgjithshëm dhe (ministrin rus të Mbrojtjes Sergey) Shoygu”, tha kreu i grupit Wagner Yevgeny Prigozhin në një video të postuar nga një kanal në Telegram.

“Nëse ata nuk vijnë, ne do të jemi këtu, do të bllokojmë qytetin e Rostovit dhe do të nisemi për në Moskë”, shtoi ai.

Duke pretenduar se shefi ushtarak ka ikur nga selia, ai tha se gjithçka është nën kontroll dhe selia po funksionon.

Sipas videos, luftëtarët e Wagner vendosin armë të rënda në dyert dhe dritaret e ndërtesës. Ata shihen duke u përpjekur të kontrollojnë pikat kritike në rrugët e Rostovit.

Vasily Golubev, guvernatori i rajonit të Rostovit, tha se kanë vendosur të anulojnë të gjitha ngjarjet masive të planifikuara për fundjavë në rajon.

Golubev tha gjithashtu se kufizime të përkohshme të trafikut u vendosën në rrugën nga Rostov në Taganrog dhe në veri.

Prigozhin tha sot herët se forcat e tij në Ukrainë kanë kaluar në qytetin rus të Rostovit.

Tensionet midis Kremlinit dhe Wagnerit u përshkallëzuan pasi Prigozhin akuzoi forcat ruse për sulm ndaj luftëtarëve të tij.

Ministria ruse e Mbrojtjes i mohoi këto pretendime.

Prigozhin në muajt e fundit ka akuzuar në mënyrë të përsëritur Ministrinë ruse të Mbrojtjes dhe ministrin Sergey Shoygu se nuk e kanë furnizuar me armë të mjaftueshme grupin paraushtarak.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shefi i Wagnerit refuzon akuzat e Putinit për ‘tradhti’: “Jemi patriotë. Kemi luftuar dhe do të luftojmë”

Story i radhës

Zbuloni 3 shenjat më toksike në dashuri!

Të fundit nga

ShkoLartë