Lëvizja Vetëvendosje ka kritikuar qeverisjen e kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama.
Në 1-vjetorin e marrjes së detyrës së Ramës, asamblistë e Lëvizjes Vetëvendosje në kryeqytet kanë vendosur në sheshin “Nëna Terezë” dymbëdhjetë imazhe.
Sipas tyre, ato paraqesin dështimin e kreut komunal në Prishtinë.
Asamblisti, Gëzim Sveçla tha se kryetari Rama s’ka përmbushur asnjë premtim të tij.