Vushtrria më e mirë se Ferizaj

1 minut lexim

Ferizaj e Vushtrria janë takuar të shtunën në derbin e xhiros së gjashtë në Superligën e hendbollisteve. Fitore me rezultat 28:27 kanë shënuar vushtrriaset.

Vushtrria prej fillimit ishte në epërsi, ndërsa pjesa e parë përfundoi 16:14 për mysafiret.

Edhe në pjesën e dytë Vushtrria ishte vazhdimisht në epërsi, ndërsa Ferizaj është afruar disa herë në një gol.
Kosovare Avdiu, Burneta Rama e Donita Avdiu i shënuan nga 6 gola për Vushtrrinë.

Albulena Kelmendi i shënoi 8 gola për Ferizajn, kurse nga 5 i shënuan Simone Keita e Ivana Bojoviq.

Skuadra tjetër ferizajase, Kastrioti, ka fituar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 32:26.

Me rezultatin 31:27 Shqiponja e ka mposhtur Samadrexhën.

Fitoren më bindëse e shënoi skuadra deçanase, Jusuf Gërvalla. Ajo e mposhti Dukagjinin në Klinë me rezultat 42:25.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Përjetoj orgazmën duke u mastrubuar”/ Rrëfimi i 32 vjeçares që nuk përjeton kënaqësi me burrin e saj!

Story i radhës

Horoskopi 30 tetor 2022: Çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Të fundit nga