Një riaktivizim i malit vullkanik Etna ka ngritur një shtëllungë dramatike hiri 10 km mbi qiellin e Catania-s në Siçili.
Pamjet tregonin sot portin e lashtë të qytetit që dukej shumë i vogël në krahasim në krahasim me renë e një prej vullkaneve më aktivë të botës.
Aeroporti Vincenzo Bellini, iu dyti më i madh në Siçili, u mbyll përkohësisht pak pas mesditës dhe fluturimet e brendshme u devijuan drejt atij në Palermo.
Hiri i vullkanit kishte mbuluar ballkonet dhe tarracat e qytetit, tha agjencia italiane e mbrojtjes civile.
Ata shtonin se kishin regjistruar një rritje graduale të dridhjeve vullkanike, çka do të thotë se Etna mund të jetë pranë një tjetër shpërthimi spektakolar me lumenj llave.
Etna është i lartë 3,324 metra dhe një nga vullkanet më aktive në Evropë, me shpërthime të shpeshta në 500,000 vitet e fundit.
Shpërthimi i fundit mund të shihej dhe nga satelitët ku dukej reja gjigande e tymit.