vulat e ash se taravari nuk ka vule qe e ndal popullin 660c2d6c01086

Vulat e ASH-së/ Taravari: Nuk ka vulë që e ndal popullin

April 2, 2024
1 minut lexim

Krahu i Ziadin Selës njoftoi se Gjykata ka sjell vendim që kryetar legjitim i ASh-së të jetë Ziadin Sela, dhe jo Arben Taravari.

Pas konfirmimit të lajmit, i mënjëhershëm ka qenë reagimi i Arben Taravarit. Ai, përmes një postimi në Facebook, paralajmëron se do të ankimojë vendimin.

 “Ata thonë se sot kanë marrë vulat e Aleancës për t’ia dhënë BDI-së…edhe sikur të jetë e vërtetë ne do të ankimohemi por edhe sikur t’i marrin me sistemin e kapur që e kanë në dorë, kam një pyetje…po Popullin?!

Jo besa, popullin nuk e fiton dot me asnjë gjykatë!

Ndryshimi Ka Nis Dhe Nuk Ka Vulë Që E Ndalon!”, shkruajti Arben Taravari.

Ndryshe, pas zhvillimeve të bujshme në ASH, Ziadin Sela dhe Arben Taravari i ndanë rrugët. Taravari u reshtua krah koalicionit opozitar shqiptar kurse Ziadin Sela me Frontin Evropian./tvklan.mk

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

taylor swift i bashkohet klubit te miliardereve 660c2c06ede01
Story i mëparshëm

Taylor Swift i bashkohet klubit të miliarderëve

vllaznia gati per ndeshjen e kupes 660c2f4b76358
Story i radhës

Vllaznia, gati për ndeshjen e Kupës

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë